Bekteshi: Nuk kam ndikuar në punësimin e motrës - Bota Sot
Bekteshi: Nuk kam ndikuar në punësimin e motrës

Maqedonia

Bekteshi: Nuk kam ndikuar në punësimin e motrës

Më: 25 prill 2019 Në ora: 22:39
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” shkruan rreth punësimit të motrës së tij duke thënë se “ndjehem jashtëzakonisht i lumtur dhe i gëzuar që mbase më në fund po fillon funksionimi i sistemit në vend, por njëkohësisht ndjehem dhe i zhgënjyer se si njerëz tendencioz dhe të mbushur me mllef të besojnë në atë që dëshirojnë të dëgjojnë , madje pa dëgjuar të tërë të vërtetën”.

“U përfol shumë në opinion lajmi për gjoja ndikimin tim në punësimin e motrës sime edhe pse nuk e di se sa herë kam deklaruar se unë nuk kam pasur ndikim në punësimin e saj, me ç’rast lidhur me këtë u shpreh edhe vetë Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit. Ndjej për obligim që edhe njëherë të shpreh shqetësimin tim me mënyrën se si u interpretua ky informacion në opinion”, shkruan Bekteshi dukë shtuar se ai vazhdimisht ka qenë i hapur dhe transparent në çdo aktivitet të tij dhe se i tillë do t mbetet edhe më tej.

Bekteshi thotë se e vërteta është se KPK ka konstatuar se motra e tij në bazë të dokumenteve formale jeton në të njëjtën adresë të, që faktikisht, siç shkruan ai,  nuk përkon me realitetin, se ajo jeton tani me vite bashkë me bashkëshortin e saj.

“Por ajo që për mua personalisht është më e rëndësishme , është fakti se KPK nuk ka hasur në asnjë dëshmi që dëshmon përfshirjen time në procedurë dhe se kjo çështje nuk ka të bëjë me nepotizëm”, shkruan Bekteshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...