Maqedoni, gratë gati të barabarta me burrat në bujqësi

Maqedonia

Maqedoni, gratë gati të barabarta me burrat në bujqësi

Më: 26 prill 2019 Në ora: 11:59
Bujqësia

Në Maqedoninë e Veriut, 16.9 për qind e burrave dhe 15.6 për qind e grave janë të punësuar në sektorin e bujqësisë. Megjithatë, pagesa është më e kënaqshme vetëm se të punësuarit në Shqipëri, ndërsa krahasuar me ata të Serbisë, dhe Malit të Zi. Referuar të dhënave zyrtare të statistikave të Maqedonisë së Veriut, paga mesatare në sektor për vitin 2018 ishte 460 euro. Kështu thuhet në hulumtimin e EUROSTAT-it, sipas të cilës, bujqësia në Maqedoninë e Veriut ka një peshë të konsiderueshme në ekonominë e shtetit, duke u përgjigjur për 21 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, po ashtu edhe punësimi në këtë sektor, edhe pse janë punëtorët vendas, paguhen më pak se Serbia e Mali i Zi dhe më shumë se Shqipëria.

Në Shqipëri, të dhënat e EUROSTAT-it tregojnë se pesha e punëve të bujqësisë në shtetin fqinj u ka rënë grave. Në 2018, mbi 47 për qind e grave të punësuara punojnë në sektorin e bujqësisë, përkundrejt 35.4 për qind të burrave, mbi 10 pikë përqindje diferencë. Ndërkohë në vitin 2016, më shumë se 50 për qind e grave shqiptarë të punësuara në vend punonin në sektorin e bujqësisë në Shqipëri.

Ndryshe nga Shqipëria, struktura e punësimit në vendet e rajonit zë një peshë më të ulët, ndërsa burrat janë më të punësuar në këtë sektor në krahasim me gratë. Sipas të dhënave nga EUROSTAT-it, për vitin 2018, paga mesatare e një të punësuari në bujqësi në Shqipëri ishte vetëm 291 euro, më e ulëta në rajon.

Në Serbi, rreth 20 për qind e burrave të punësuar punojnë në bujqësi, përkundrejt 16 për qind të grave. Paga mesatare sipas statistikave zyrtare të Republikës së Serbisë në sektorin e bujqësisë ishte 550 euro më 2018. Edhe në Bosnjë e Hercegovinë sektori i bujqësisë ka një peshë të konsiderueshme në punësim. Megjithatë edhe në Bosnjë burrat kanë një peshë më të lartë përkundrejt grave, ku ata përgjigjen për 19.7 për qind të të punësuarve, ndërsa gratë 18.6 për qind.

Mali i Zi përgjigjet për pagën mesatare më të lartë në rajon për sektorin e bujqësisë, ndonëse të punësuarit në këtë sektor atje janë më të paktë krahasuar me vendet e tjera. Rreth 7.1% e burrave dhe 8.2% e grave punojnë në bujqësi, sipas Bankës Botërore. Me zhvillimin e vendeve, përqindja e popullsisë që punojnë në sektorin e bujqësisë, gjuetisë dhe peshkimit po bie. Më shumë se dy të tretat e popullsisë në vendet e varfra punojnë në bujqësi, përkundrejt më pak se 5% në vendet e pasura. Përmirësimi i produktivitetit në këtë sektor sjell reduktimin e vendeve të punës, si dhe reflekton paga më të larta, si në rastin e Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat