Aksident në Manastir, ndërron jetë një motoçiklist holandez

Maqedonia

Aksident në Manastir, ndërron jetë një motoçiklist holandez

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:40
Motor

Një motoçiklist holandez i moshës 58-vjeçare, ka ndërruar jetë dje pas një aksidenti në trafik në rrugën Manastir-Nizhe Pole.

Motoçiklisti është aksidentuar me një makinë, të cilën e ka drejtuar një 19-vjeçar nga Resnja.

Qytetari i Holandës me lëndime të rënda është dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku edhe ka ndërruar jetë.

Nga MPB thonë se trupi i qytetarit holandez është dorëzuar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat