Tetovë, profesorët grumbulluan mbeturina për ngritje të vetëdijes ekologjike

Maqedonia

Tetovë, profesorët grumbulluan mbeturina për ngritje të vetëdijes ekologjike

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:58
Universiteti i Evropës Juglindore

Me iniciativë të Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore profesorët, të punësuar në institucion dhe personalitete të njohura sot zbatuan aksion ekologjik për pastrimin e qytetit.

Rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti, tha se më aksionin e sotëm dëshirojnë të nxisin ngritjen e vetëdijes ekologjike tek qytetarët.

“Bëjmë një aksion për pastrimin e qytetit dhe me këtë të nxisim ngritjen e vetëdijes ekologjike te qytetarët jo vetëm për shkak të nevojës që edhe ata të kontribuojnë për këtë por më shumë në mënyrë parandaluese të veprojnë për ruajtjen e pastërtisë së qytetit. Qytetit nën Sharr nuk i ngjan që të jetë i ndotur kështu si është, ndërsa vlerësojmë se kjo porosi duhet të shkojë edhe në drejtim të atyre që më shumë sillen në mënyrë të pahijshme gjatë menaxhimit së pari edhe personalisht edhe familjarisht”, tha rektori Bexheti.

Në aksion morën pjesë edhe anëtarët e rok grupit “Elita 5”, si dhe shoqata “Nëna dhe fëmija”.

“Gjithmonë jemi për këto iniciativa që të ndihmojmë aq sa mundemi që të kemi një qytet më të pastër sepse Tetova e meriton. Gjithmonë do të jemi për këto iniciativa. Duhet të jetë nxitje për të gjithë qytetarët që të jenë më të vetëdijshëm, të kemi ambient më të pastër. Do të dëshiroja që njerëzit të jenë më shumë të vetëdijshëm. Ne jemi grup i cili shpesh udhëton në Evropë, shohim qytete të pastra, shohim qytetarë të cilët e pastrojnë qytetin e tyre dhe do të dëshiroja ta shoh këtë edhe në qytetin tim. Pak nga pakë do të vetëdijesohen”, tha Arif Ziberi nga grupi “Elita 5”.

Universiteti i Evropës Juglindore mbi 10 vite zbaton Plan aksional klimatik në drejtim të ruajtjes së mjedisit jetësor. Vetë krijojnë energji elektrike me panelë fotovoltaikë e cila shfrytëzohet për ngrohjen e hapësirave dhe me këtë edhe uljen e emisionit të dioksid karbonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat