Franca nuk ka ndryshuar qëndrimin për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Franca nuk ka ndryshuar qëndrimin për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Më: 26 prill 2019 Në ora: 15:27
Franca, Ilustrim

Zgjerimi nuk do të jetë në agjendën e Samitit joformal në Berlin dhe nuk do të diskutohet për negociatat me Maqedoninë, temë për të cilën Franca nuk e ka ndryshuar qëndrimin.

Edhe përkundër sinjaleve se Parisi do të mund të “zbutet” për çështjen e negociatave me Maqedoninë, pas zgjedhjeve evropiane, nga burimet qeveritare në Paris në një konferencë me gazetarët kanë ardhur tone më të moderuara.

“Negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë nuk do të jenë në rend dite dhe nuk për këtë temë nuk do të diskutohet në Berlin”, thonë nga qeveria franceze në njoftimin për takimin në Berlin, duke shtuar se kjo çështje nuk është në rend dite as në Këshillin e BE-së.

Të pyetur nga Agjencia Informative e Maqedonisë për zërat se Parisi është i gatshëm të pajtohet për nisjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, autoritetet franceze janë përgjigjur se nuk ka vendim të tillë në Francë dhe se kjo çështje nuk do të jetë në rend dite.

Ndryshe, Samiti në Berlin i cili do të mbahet të hënën është me iniciativë të Francës dhe Gjermanisë.

Përveç nikoqirëve Angela Merkel dhe Emanuel Macron, të ftuar janë edhe gjithë kryeministrat e vendeve të rajonit, duke përfshirë edhe kryeministrat e Kroacisë, Sllovenisë, si dhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat