Hahn: Pres që gjatë fundit të muajit maj KE të japë rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Hahn: Pres që gjatë fundit të muajit maj KE të japë rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut

Më: 26 prill 2019 Në ora: 16:10
Johanes Hahn

Hahn dha intervistë para mbledhjes që do të mbahet të hënën në Berlin në organizimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryetarit francez Emanuel Makcron si dhe përfaqësues të Ballkanit Perëndimor.

“Anulimi dhe mospranimi i përparimit objektiv i vendeve kandidati do të kishte pasoja dramatike për shtetet. Kjo do të nxisë domino efekt negativ”, theksoi Hahn.

Ai pret që muajin e ardhshëm Komisioni Evropian të japë rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me hapjen e bisedimeve për anëtarësimin me Bashkimin Evropian.

“Rrezik do të ishte nëse Maqedonia e Veriut i refuzohet apo anulohet hapja e bisedimeve për anëtarësim”, tha Hahn duke shtuar se nëse ai vend mbetet i dëshpëruar pas kontestit 30 vjeçar rreth emrit dhe krahas reformave të zbatuara, atëherë ekziston rreziku për destabilizim të brendshëm me pasoja për gjithë rajonin.

Vendet anëtare të BE-së do të marrin vendim në bazë të vlerësimit të tanishëm politik, siç është zgjidhja e çështjes së emrit rreth Greqisë në rastin me Maqedoninë e Veriut, dhe përparimi në reformat në gjyqësi në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat