Pendarovski dhe Siljanovska shpresojnë se do të arrihet censusi në rrethin e dytë

Maqedonia

Pendarovski dhe Siljanovska shpresojnë se do të arrihet censusi në rrethin e dytë

Më: 26 prill 2019 Në ora: 22:46
Pendarovski dhe Siljanovska

Jehona e ulët në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, e ndryshoi retorikën Pendarovskit dhe Siljanovskës. Ata përpiqen të gjenerojnë pjesëmarrje më të madhe me qëllim që të arrihet censusi i nevojshëm prej 40%.

Kandidati Stevo Pendarovski nga Velesi mbrëmë bëri thirrje në dalje të madhe të qytetarëve dhe ta rrethojnë numrin 3,. sepse siç tha ai, nuk dëshiron as të paramendojë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen nëse fiton kundërkandidatja e tij.

Abstenimi i qytetarëve në votim, kandidatja Gordana Siljanvoska Davkova e quajti “sëmundje moderne demokratike” që ka trokitur edhe në dyert e Maqedonisë. Megjithatë, ajo shpreson se do të arrihet censusi, duke ju bërë thirrje të gjithëve që kanë dilema të votojnë.

Ndryshe, në rrethin e parë zgjedhor që u mbajt më 21 prill votuan 41.85% të votuesve të regjistruar të Listës Zgjedhore. Me mbi 41% në rrethin e dytë do të ishte i suksesshëm, për shkak se që zgjedhjet të jenë të suksesshme nevojiten 40%. Në rast se nuk arrihet, në gjashtë muajt e ardhshëm, përkatësisht deri deri te caktimi dhe mbajtja e zgjedhjeve presidenciale, funksionin e të parit të shtetit e ka kryetari i Kuvendit, në këtë rast, Talat Xhaferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat