Ivanov uron Pashkët për të fundit herë si kryetar shteti

Maqedonia

Ivanov uron Pashkët për të fundit herë si kryetar shteti

Më: 27 prill 2019 Në ora: 13:01
Gjorge Ivanov

Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. Kjo është hera e fundit që Ivanov uron besimtarët në mandatin e tij si kreytar shteti.

Në urimin e tij, Ivanov thotë se me vdekjen fizike të Krishtit, Zoti na pajtoi me veten dhe na çliroi nga pasojat e mëkateve dhe gabimeve.

Sipas tij, kjo festë është e veçantë sepse festohet në prag të vizitës së Papa Françeskut në Shkup.

Ivanov thekson se vizita është thellësisht e rëndësishme dhe nxit ripërtëritjen shpirtërore të Maqedonisë, popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë.

Kryetari kërkon nga qytearët që këto ditë të kalohen në qetësi, paqe dhe të kenë shëndet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat