Deputeti Muhamed Zeqiri nuk pendohet për kritikat ndaj BDI-së dhe Sulejman Rexhepit - Bota Sot
Deputeti Muhamed Zeqiri nuk pendohet për kritikat ndaj BDI-së dhe Sulejman Rexhepit

Maqedonia

Deputeti Muhamed Zeqiri nuk pendohet për kritikat ndaj BDI-së dhe Sulejman Rexhepit

Më: 27 prill 2019 Në ora: 14:13
Muahmed Zeqiri

Muahmed Zeqiri, deputeti i LSDM-së, i cili vazhdimisht kritikon partinë BDI, pjesë e qeverisë, flet për portalin MKD dhe thotë se kritikat shkaktojnë probleme në koalicion, por kjo paraqet demokraci.

Sipas tij, qytetarët janë arsyeja që të gjithë ata janë pjesë e qeverisjes ekzekutive, ligjvënëse dhe vendore dhe se në rrethin e parë zgjedhor për president të shtetit, qytetarët e dhanë porosinë e tyre që politikanët duhet të kthjellohen, duke shtuar se ata dinë të vlerësojnë dhe ndëshkojnë.

Zeqiri thotë se deklaratat e tij nuk bëjnë problem, duke theksuar se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është njeriu më demokrat dhe njeri që respekton mendimet e ndryshme.

Më tej, deputeti Zeqiri thotë se edhe Kryeministri Zaev ka të njëjtin mendim, pra që duhet përgjegjësi, të ndërrohen njerëzit, por edhe qasja pas zgjedhjeve presidenciale.

I pyetur për kritikat ndaj BDI-së, Zeqiri përgjigjet duke parashtuar një pyetje nëse ka diçka të pavërtetë në atë që e thotë për BDI-në.

Në lidhje me rrethin e dytë zgjedhor, deputeti i LSDM-së shprehet se do të jetë i suksesshëm dhe se kandidati Stevo Pendarovski do të korrë sukses.

Zeqiri flet edhe për BFI-në, duke thënë se edhe më herët ka shprehur mendimet e tij për Sulejman Rexhepin, por shprehet se ky rast nuk dueht të dëmtojë zgjedhjet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...