Dy rrahje grupore në Pllasnicë dhe Ohër, ka të arrestuar

Maqedonia

Dy rrahje grupore në Pllasnicë dhe Ohër, ka të arrestuar

Më: 28 prill 2019 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Dy rrahje grupore kanë ndodhur në Maqedoni, një në komunën e Pllasnicës dhe një tjetër në atë të Ohrit.

Në Pllasnicë ka ndodhur një rrahje familjare, kur M.S dhe A.S, babë e birë, janë përleshur fizikisht me E.N dhe N.N, gjithashtu babë e birë.

Policia ka ndërmarrë masat për ndriçimin e rastit për të proceduar më tutje me procedurat e duhura ligjore.

Rrahja tjetër ka ndodhur në Ohër, kur personat F.R dhe D.B janë përleshur fizikisht me personat B.M dhe S.D. Të përfshirët në rrahje janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngriten procedurat e duhura ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat