Ahmeti: E tërë struktura e BDI-së punon që më 5 maj të ketë cenzus

Maqedonia

Ahmeti: E tërë struktura e BDI-së punon që më 5 maj të ketë cenzus

Më: 28 prill 2019 Në ora: 17:59
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti shpreson se do të ketë më shumë votim në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar shteti.

Pas kuvendit të rinisë së partisë, Ahmeti tha se është i bindur që do të ketë cenzus në zgjedhjet presidenciale.

Sipas tij, e tërë struktura e BDI-së është duke punuar që të arrihet përqindja e duhur.

“Unë mendoj se më 5 maj do të vendoset nëse ky vend do të jetë i suksesshëm, duke dërguar porosi te bashkësia ndërkombëtare se më 5 maj kemi votuar për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO dhe BE. Nuk është e vërtetë që ne si BDI nuk kemi fushatë të fuqishme, të gjitha organet e partisë janë mobilizuar dhe japin maksimumin për dalje sa më të madhe më 5 maj”, deklaroi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat