Maqedoni, rritet numri i vdekjeve në vendin e punës - Bota Sot
Maqedoni, rritet numri i vdekjeve në vendin e punës

Maqedonia

Maqedoni, rritet numri i vdekjeve në vendin e punës

Më: 28 prill 2019 Në ora: 19:26
Foto ilustruese

Me rastin e 28 prillit, Ditës botërore për siguri dhe mbrojtje në punë, në komunën Lisiçe u mbollën 33 drunj për nderë të 33 punëtorëve të vdekur në vendin e punës në vitin 2018.

Ky aktivitet u organizua nga Shoqata e Maqedonisë për siguri gjatë punës (SHMSP).

Me këtë rast, Millan Petrovski, kryetar i shoqatës në fjalë, e prezantoi raportin vjetor, ku jepen të dhëna për fatkeqësitë në vendin e punës.

Sipas raportit, më shumë vdekje kanë ndodhur në Shkup, pastaj në Gostivar e Shtip. Të dhënat tregojnë se në vitin 2018 kanë ndodhur 124 fatkeqësi, 33 nga të cilat fatale. Në çdo 100 mijë të punësuar, në Maqedoni ndodhin katër deri pesë vdekje.

Vdekja në vendin e punës është rritur për 3,22, krahasuar me vitin 2017. Sipas lëndimeve, në çdo 100 mijë të punësuar, ndodhin 16 deri 17 lëndime. Krahasuar me vitin 2017, lëndimet kanë pësuar rënie.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...