ASH reagon pas ndalimit të arbëreshëve që valvitën flamurin kombëtar në Kalanë e Ohrit

Maqedonia

ASH reagon pas ndalimit të arbëreshëve që valvitën flamurin kombëtar në Kalanë e Ohrit

Më: 29 prill 2019 Në ora: 20:12
Foto ilustruese

Aleanca për Shqiptarët (ASH), shprehë shqetësimin e sajë për mënyrën e reagimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ohër që sipas informacioneve tona dy pjesëtarë nga grupi i vizitorëve janë ndaluar nga ana e policisë, thuhet midis tjerash në reagimin e kësaj partie, lidhur me rastin që sot ka ndodhur në Kalanë e Ohrit, me vendosjen e flamurit kombëtarë shqiptarë nga një grup vizitorësh Arbëreshë nga Italia.

“Ngritja e flamurit Kombëtarë Shqiptarë sipas informacioneve që kemi aspak nuk ka pasur për qëllim provokimin e dikujt por është vendosur për koreografi të grupit të valltarëve nga shoqata kulturore Arbëreshe. Vendosja e Flamurit Kombëtarë Shqiptarë në Kalanë e Ohrit nuk paraqet as shkelje ligjore e as rrezik për askënd, aq më pak kur dihet se në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët përbëjnë 1/3 e popullatës dhe janë popull autoktonë. Për ne si Aleancë shqetësues është fakti se kur bëhet fjalë për shqiptarët dhe simbolet e tyre kombëtare me keqardhje mundë të konstatojmë se aspak nuk ka ndryshuar logjika dhe mentaliteti diskriminues që ka qenë karakteristikë e sistemit komunistë jugosllavë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite”, thonë nga ASH-ja e Ziadin Selës.

Kjo parti më tej vlerëson se ky incident aspak nuk e ndihmon vendin në përcaktimin e sajë Euro-Atlantik dhe prishë imazhin e shtetit aspirantë për anëtarësim në NATO dhe BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat