Ruzhin: BE-ja s’e harron Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Ruzhin: BE-ja s’e harron Ballkanin Perëndimor

Më: 1 maj 2019 Në ora: 00:41
Nano Ruzhin

Ish-ambasadori Nano Ruzhin vlerëson se vetë akti i ftesës në Berlin për vendet e Ballkanit Perëndimor është shenjë e mirë se Bashkimi Evropian nuk i harron këto vende por se nuk ka rezultate shumë konkrete nga Samiti sepse ai kishte të bënte me bashkëpunimin e brendshëm mes shteteve dhe sigurisë në rajon.

E treta dhe shumë e rëndësishme për ne është se Maqedonia ishte e lavdëruar si model i suksesshëm për zgjidhjen e çështjeve ndëretnike dhe ndërballkanike në rajon dhe nga ajo që dimë nga kolegët tanë është se Maqedonia ka mundësi më të mira se të gjitha këto vende praktikisht të afrohet drejt BE-së. Unë jam shumë optimist. Mendoj se Maqedonia do të jetë një lloj i shembullit pozitiv për këtë. Këtë moment ne s’mund të kërkojmë nga Macron që këtë ta thotë hapur në kushte kur, edhe pse partia e tij politike paraprin në zgjedhjet evropiane, përsëri ka pas vetes një opozitë të fortë e cila kundërvihet- deklaroi ish ambasadori Nano Ruzhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat