Pendarovski: Mbështetja nga partitë shqiptare është e natyrshme, nuk ka pazare me drejtësinë

Maqedonia

Pendarovski: Mbështetja nga partitë shqiptare është e natyrshme, nuk ka pazare me drejtësinë

Më: 1 maj 2019 Në ora: 22:55
Stevo Pendarovski

Kandidat i LSDM’së për President i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në intervistën për T7 e pranoi se gjitha partitë shqiptare që e mbështesin, kanë anëtarë partiak të cilët janë të akuzuar ose nën hetime të Prokurorisë Speciale, mirë po mohoi që të njëjtit të jenë shantazhuar ose të jenë bërë pazare për lirinë e tyre. Ai tha se pushteti gjyqësorë është i ndarë nga ekzekutivi dhe se asnjëherë, as ai e as kryeministri Zaev nuk kanë ndikuar në vendimet gjyqësore.

“Mund t’ju siguroj se z. Zaev, z. Pendarovski dhe askush që është pjesë e qeverisë aktuale, pavarësisht pozitës që mban, nuk e ka as qëllimin më të vogël për ta vënë ndonjë person para gjykatës dhe për të thënë se z. Thaçi, z. Osmani, z. Ahmeti, z. Gruevski ose dikush tjetër duhet të dënohet me 10 vjet burgim. Ajo kohë ka ikur përfundimisht nga ky vend. Nuk po them se të gjithë gjyqtarët janë profesionistë, por ajo që po përpiqem të them është se tash nuk janë duke ndodhur ndërhyrje politike dhe nuk do të ndodhin as në të ardhmen. Thjesht, politikanët i kanë hequr duart nga drejtësia dhe prokuroria dhe kështu do të jetë deri në ditën e fundit të pushtetit të këtij koalicioni”, tha ai.

Pendarovski tha se në rrethin e dytë zgjedhor pret përkrahje masive nga gjitha nacionalitet në Maqedoninë e Veriut, e sidomos nga votuesit shqiptarë, duke vënë theks të veçantë në ata votues që në rrethin e parë kanë votuar për kandidatin shqiptar Blerim Reka.

“Më duhet të them se prapa vetes kam katër parti shqiptare e jo vetëm BDI-në. Këtu përfshihet PDSH-ja dhe dy parti që janë pjesë e qeverisë. Vlerësimi i ekipit tim është se në rundin e parë të zgjedhjeve i kam fituar nga 40 deri 50 mijë vota të shqiptarëve. Kjo është diçka substanciale. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje presidenciale në Maqedoni është gjithmonë më e ulët sesa pjesëmarrja në zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje lokale. Ndoshta kjo është e shprehur edhe në shtetet tjera. Prandaj, duke marrë parasysh lodhjen e njerëzve, mendoj se kemi arritur një rezultat të mirë”, ka deklaruar i përzgjedhuri i LSDM-së dhe BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski nuk e fajësoi BDI-në për rezultatin e dobët në rrethin e parë zgjedhor, pavarësisht rezultateve të dobëta në komunat me shumicë shqiptare. Ai tha se BDI dhe partitë tjera shqiptare, paralelisht me të kanë qenë mjaftë aktiv në fushatën zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat