Data e BE-së: Zaevi i bindur se këtë verë do të ndodh, VMRO-ja pesimiste - Bota Sot
Data e BE-së: Zaevi i bindur se këtë verë do të ndodh, VMRO-ja pesimiste

Maqedonia

Data e BE-së: Zaevi i bindur se këtë verë do të ndodh, VMRO-ja pesimiste

Më: 2 maj 2019 Në ora: 18:41
Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev

Dilema se a do ta marrë Republika e Maqedonisë së Veriut datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), ose jo, përplasi sot kryeministrin Zoran Zaev edhe nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Zaevi është i bindur se datë do të ketë këtë verë, edhe përskaj procesit zgjedhor evropian, dhe mosmiratimit të Ligjit për prokurori publike.

“Jo vetëm që do të ketë vendim pozitiv për ne, por vërtetë ne jemi shembull i mirë për rajonin. Dhe ajo do të ndodh, këtë verë. Do të ndodh këtë verë”, tha Zaevi.

Ndërkaq sipas Nikollovskit datë nuk do të ketë, sepse nuk ka reforma.

“Sot të gjithëve u është e qartë, se as këtë qershor datë për nisjen e bisedimeve me BE-në nuk do të ketë. Për fat të keq, nuk do të ketë. Kjo ndodh kështu sepse nuk ka reforma në fushat më të rëndësishme”, tha Nikollovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...