Pendarovski: Të ketë një njësi zgjedhore, të ketë prag minimal ose të mos ketë fare

Maqedonia

Pendarovski: Të ketë një njësi zgjedhore, të ketë prag minimal ose të mos ketë fare

Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:10
Stevo Pendarovski

Kandidati për president, Stevo Pendarovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit me iniciativën “Në mejdan”, theksoi se një prej problemeve më të mëdha të demokracisë së Maqedonisë prej viteve të 90-ta e deri më sot është mospasja e demokracisë brenda partiake. “Mendoj se është e nevojshme ta ndryshojmë modelin zgjedhor dhe Maqedonia e Veriut të ketë një njësi zgjedhore në vend gjashtë njësi, sipas mundësisë pa prag ose me prag minimal. Teza ime është se nëse ka shumë subjekte politike në Parlament, demokracia mund vetëm të marrë, nuk mund të humbasë”, theksoi Pendarovski. Kandidati për president i koalicionit në pushtet tha se si president i ardhshëm nuk do të nënshkruaj ligje për të cilat nuk do të ketë debat publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat