Qeveria merr vendimin, ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit dhe Prespës

Maqedonia

Qeveria merr vendimin, ndalohet peshkimi në liqenin e Ohrit dhe Prespës

Më: 3 maj 2019 Në ora: 19:21
Foto ilustruese

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ka miratuar një urdhër që ndalon peshkimin në Liqenin e Ohrit dhe Prespës. Vendimi mban datën 19 prill dhe sot është botuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas Çuçit, në dy liqenet nuk do të lejohet asnjë lloj pëshkimi i peshqeve të familjes së krapit i cili edhe i përhapuripor duke përfshirë edhe koranin përgjatë periudhës 20 prill dhe 1 korrik pasi në këtë periudhë përkon edhe shumimi i peshqeve.

Nëse ky vendim do të zbatohet do të ishte një lajm jo mirë për tregtarët e peshkut të cilët do të detyrohen të importojnë peshkun nga vende të tjera.

URDHËRNR. 265, datë 19.4.2019

PËR NDALIMIN E PESHKIMIT NË LIQENIN E OHRIT DHE PRESPËS

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102,të Kushtetutës, pikës 1,të nenit 13,të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar, me propozim të Drejtorisë së Politikave dhe Strategjive të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural,

URDHËROJ:

1.Ndalimin e peshkimit, me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë dhe hedhja në treg ose për konsum i të gjitha llojeve të peshqve të familjes së krapit në liqenin e Ohrit dhe të Prespës dhe konkretisht:

2.a) për liqenin e Ohrit, për periudhën 20.4.2019 deri më 1.7.2019.

3.b) për liqenin e Prespës, për periudhën 25.4.2019 deri më 25.5.2019.

4.Ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën breg/liqenore prej 300 ml nga bregu (për liqenin e Ohrit) dhe 150 metra (për liqenin e Prespës) dhe konkretisht:

5.a) për liqenin e Ohrit, për periudhën 1.7.2019 deri më 31.7.2019.

6.b) për liqenin e Prespës, për periudhën 25.5.2019 deri më 25.6.2019.

7.Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë në pikat e caktuara nga OMP-të.

8.Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturësnë koordinim me OMP-të përkatëse që ushtrojnë aktivitet peshkimi në këto dy liqene.

9.Ngarkohet Drejtoria e Politikave dhe Strategjive të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës në vartësi të së cilës është Sektori i Inspektimit e Kontrollit të Peshkimit, Organizatat e Menaxhimit të Peshkimit të liqeneve të Ohrit e Prespës, që të monitorojnë zbatimin e Planit Operativ të Veprimit për zbatimin e këtij urdhri, duke bashkëpunuar me strukturat eqeverisjes vendore të Pogradecit e Korçës, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare në Qarkun e Korçës dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit të Qarkut Korçë.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në Fletoren Zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat