Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Maqedonia

Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore

Më: 3 maj 2019 Në ora: 23:05
Foto ilustruese

Në mesnatë fillon heshtja zgjedhore për rrethin e dytë të presidencialeve. Më 5 maj do të votohet në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq nesër të drejtën për të votuar do ta shfrytëzojnë të burgosurit dhe të sëmurët. Për të qenë i vlefshëm rrethi i dytë zgjedhor duhet dalje e 40% e numrit të përgjithshëm votues, apo mbi 700 mijë vota. Në rrethin e parë të zgjedhjeve pati mbi 41% dalje.

Në garë në rrethin e dytë janë kandidatë, Stevo Pendarovski si kandidat i përbashkët i partnerëve të koalicionit qeverisës dhe Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se materiali zgjedhorë është i gatshëm dhe se presin që të arrihet censusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat