Avokati i Popullit hap linjë telefonike pa pagesë për raportimin e parregullsive në zgjedhje

Maqedonia

Avokati i Popullit hap linjë telefonike pa pagesë për raportimin e parregullsive në zgjedhje

Më: 4 maj 2019 Në ora: 10:47
Avokati i Popullit

Në zyrën e Avokatit të Popullit nesër, në ditën e zhvillimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjeve të parakohshme lokale për komunat Ohërit dhe Novo Sellës, në periudhën nga ora 7:00 deri në orën 19:00 do të funksionojë linja telefonike pa pagesë: 0800- 54321, në të cilën qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të së drejtës për të votuar.

Të hapur për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, për t’i ndihmuar ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtës së tyre për të votuar.

Përveç personalisht në zyra dhe në linjë falas, qytetarët do të mundt të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre në numrat e mëposhtëm: Tetovë 044 344-082, Strumicë 034 329-996, Kërçovë 045 228-586, Manastir 047 242- 310, Shtip 032 389-701 dhe Kumanovë 031 431-488.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat