LAMM: Shoferët të mos shfrytëzojnë rrugën magjistrale Milladinovcë-Shtip

Maqedonia

LAMM: Shoferët të mos shfrytëzojnë rrugën magjistrale Milladinovcë-Shtip

Më: 4 maj 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet pa ndërprerje dhe në rrugë të thata.

Nga LAMM gjithashtu njoftojnë se rruga magjistrale Milladinovcë-Shtip, njësia Milladinovcë-Kadrifakovo dhe Kadrifakovo-Milladinovcë ende nuk është lëshuar për komunikacion. Në rrugën magjistrale po zhvillohen punime të karakterit të sigurisë.

Nga atje paralajmërojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes dhe veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë edhe rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat