Zgjedhjet presidenciale do të vëzhgohen nga 3.381 vëzhgues të brendshëm dhe 520 vëzhgues të huaj

Maqedonia

Zgjedhjet presidenciale do të vëzhgohen nga 3.381 vëzhgues të brendshëm dhe 520 vëzhgues të huaj

Më: 4 maj 2019 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Zgjedhjet presidenciale në vend do të vëzhgohen nga 3.381 vëzhgues vendas dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ.

Shumica e vëzhguesve vendorë janë nga MOST, pastaj Shoqata për promovimin e vlerave të njeriut dhe integrimit rinor Mak-Sonce Shkup dhe Shoqata e qytetarëve për zhvillimin dhe promovimin e turizmit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut Aksios 2017 Shkup.

Nga Vëzhguesit e huaj, më shumë ka prej Misionit të OSBE-ODIHR 195, Kongresi Botëror Maqedonas Shkup, Ambasada Amerikane, Delegacioni i BE-së, Delegacioni i Këshillit të Evropës.

Vëzhgues të akredituar kanë edhe më shumë ambasada të vendeve të huaja në Maqedoni, siç janë ambasadat e Shqipërisë, Federatës Ruse, Francës, Britanisë e Madhe, Suedisë, Hungaria, Italisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat