Arritja e censusit, dilema më e madhe për zgjedhje të suksesshme

Maqedonia

Arritja e censusit, dilema më e madhe për zgjedhje të suksesshme

Më: 4 maj 2019 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Dilema më e madhe në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale mbetet arritja e censusit prej 40 përqind të daljes në votim për të pasur zgjedhje të suksesshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Listën përfundimtare të votuesve për këto zgjedhje ka regjistruar 1.808.131 qytetarë me të drejtë vote.

Prandaj, për tu zgjedhur presidenti nevojiten 723.253 votues të votojnë.

Frika e kësaj shifre po i vjen fundi duke pasur parasysh se në rrethin e parë pjesëmarrja ishte vetëm rreth një minimum prej mbi 40 për qind.

Analistët besojnë se dallimi i vogël midis dy kandidatëve pas rrethit të parë është motivimi për shumë qytetarë që të dalin në votim. Aleksandar Krzhallovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar është i bindur se censusi do të arrihet.

Megjithatë, nëse zgjedhjet dështojnë, pas skadimit të mandatit të presidentit aktual më 12 maj, detyrën e merr kryetari i Kuvendit.

Deri në zgjedhjen e një presidenti të ri, kryetari i Kuvendit kryen të dy funksionet, por ai nuk do të ketë të drejtën e votës në Kuvend.

Sipas Kushtetutës, pas zgjedhjeve të pasuksesshme parashikohet të shpallet një cikël i ri zgjedhor brenda 40 ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat