Stevo Pendarovski - president i Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Stevo Pendarovski - president i Maqedonisë së Veriut

Më: 5 maj 2019 Në ora: 07:50
Stevo Pendarovski

(E plotësuar) - Stevo Pendarovski, kandidat i Social-Demokratëve të kryeministrit, Zoran Zaev, është fitues i zgjedhjeve presidencialë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas rezultateve të shpallura rreth mesnatës, ai fitoi 51.71 për qind të votave, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, mori 44.68 për qind.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në votime morën pjesë 46.63 për qind e rreth 1.8 milion qytetarëve me të drejtë vote.

Duke shpallur fitoren e tij, Stevo Pendarovski tha se do të jetë president i të gjithëve. Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, tha se Maqedonia e Veriut zgjodhi të dielën një president evropian.

"Nga sot asgjë nuk është njësoj. Nga sot askush nuk do të mund të pengojë ardhmërinë e shtetit tonë. Humbën ata që na bënin shantazh, dhe kërcënonin të ardhmen tonë”, tha kryeministri Zaev. "Dëshmuam se jemi gati për Evropën', shtoi ai.

VMRO - DPMNE është ankuar për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, ndërsa kandidatja e saj, Gordana Siljanovska Davkova, tha se "rezultati është i qartë. Por çështja është se sa ky rezultat do të çojë drejt pajtimit apo bashkimit apo nëse shënon një ndarje brenda në shtet, ndarje të karakterit ndëretnik".

Zgjedhjet u konsideruan si një sprovë e politikave pro-perëndimore të qeverisë. Stevo Pendarovski mbështeti marrëveshjen e qeverisë me Greqinë për emrin e vendit në shkëmbim të anëtarësimit në NATO dhe afrimit me Bashkimin Evropian, ndërsa Gordana Siljankovska Davkova dhe partia e saj e kritikuan dhe kundërshtuan atë.

Zgjedhjet u vëzhguan nga 3 mijë 300 përfaqësues vendas dhe 520 vëzhgues të organizatave të huaja me ODIHR-in në krye.

***

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një konference për shtyp para pak minutash njoftoi se nga 3 436 vendvotime në të gjithë vendin të përpunuara ose 97,84 për qind, gjithsej kanë dalë të votojnë 816 649 votues ose në përqindje 46,64 për qind. Nga këto të dhëna të deritanishme Gordana Siljanovska ka marrë 363 980 vota, apo shndërruar në përqindje 44.57%. Ndërkohë që Stevo Pendarovski ka marrë 423 292 vota, apo shndërruar në përqindje i bie 51.83 %.

“Zgjedhje korrekte dhe atmosferë e qetë. Nuk kishte denoncime për parregullsi që paraqet edhe një hap para drejt demokratizimit të shoqërisë sonë. Qytetarët votuan lirshëm dhe votuan për kandidatin që ata menduan se është më mirë”, tha Derkovski/

Pendarovski me një këmbë në fronin e kryetarit të Maqedonisë së Veriut

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët zgjodhën kryetarin e shtetit, në mes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit.

Censusi i duhur prej 40% pjesmarrje në zgjedhje nga 1,808,131 votues u arrit dhe kjo tregon se zgjedhja e presidentit është legjitime.

Në rrethin e dytë garuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Image

Media ju sjell votat e kandidatëve me 80.65% e votave të numëruara nga gjithësejt 1.808.131 votues që janë në Listën zgjedhore.

Gordana Siljanovska Davkova ka fituar: 287.833 vota apo 43,69% e votave të numëruara.

Stevo Pendarovski ka fituar: 347.565 vota apo 52,76% të votave të numëruara.

Vota të pavlefshme: 23.380 vota apo 3.55%

Procesi zgjedhor sipas gjithë palëve vëzhguese ishte korrekt, demokratik dhe i qetë. Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni dhe të parat pas ndryshimit të emrit të shtetit. Kryetarë të mëhershëm ishin, Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski dhe Gjorge Ivanov.

Zgjedhjet presidenciale, arrijnë rezultatet e para

Kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski prin në bazë të rezultateve preliminare në Maqedoninë Veriore.

Nga gjithsej 50.80 për qind të votave të numëruara deri më tash, kandidatja e VMRO-DPMN-së Gordana Silanoska ka marrë 133.878 vota ose 41.05 për qind, derisa Stevo Pendarovski nga LSDM ka marrë 181.028 vota ose 55.51 për qind.

Ndryshe, KSHZ më herët ka bërë të ditur se është arritur censusi i daljes së qytetarëve në votime, mbi 40 për qind.

Mbërrijnë rezultatet e para, kryeson bindshëm Penadrovski

Mbërrijnë dhe rezultatet e para nga faqja zyrtare e internetit të Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar, shihet qartë epërsia e kandidatit të mazhorancës, Stevo Pendarovski.

SHZ-ja pak minuta më parë njoftoi se censiusi është arritur me mbi 44.5 për qind deri në orën 18:30.

Në orën 19:00, u mbyllën të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale.

Pas mbylljes së qendrave të votimit mund të votojnë vetëm personat të cilët në atë moment gjenden në mjediset e qendrave të votimit.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore ka bërë të ditur se është arritur censusi  në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit, pasi deri në ora 18.30 kanë votuar 44.5 për qind e qytetarëve.

Kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk ka pasur parregullsi të theksuara, të cilat do të ndikonin në procesin e përgjithshëm.

Në garë aktualisht janë kandidatët Gordana Siljanovska-Davkova nga VRMO DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.

Në raundin e parë mori pjesë edhe kandidati shqiptar Blerim Reka, i cili mori vetëm 79921 apo 10.58% të votave.

Shtetasit e Maqedonisë zgjedhin sot presidentin e pestë të vendit. Më herët, ky shtet ka pasur këta presidentë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 – i mbijetoi atentatit).

***

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore ka bërë të ditur se është arritur censusi në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit, pasi deri në ora 18.30 kanë votuar 44.5 për qind e qytetarëve.

Kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk ka pasur parregullsi të theksuara, të cilat do të ndikonin në procesin e përgjithshëm.

Ai tha se deri në ora 18.30 dalja e qytetarëve është 44.5 për qind.

Në garë aktualisht janë kandidatët Gordana Siljanovska-Davkova nga VRMO DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.

Në raundin e parë mori pjesë edhe kandidati shqiptar Blerim Reka, i cili mori vetëm 79921 apo 10.58% të votave.

Shtetasit e Maqedonisë zgjedhin sot presidentin e pestë të vendit. Më herët, ky shtet ka pasur këta presidentë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 – i mbijetoi atentatit).

Deri në orën 17:00 kanë votuar 38.23 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në konferencë për shtyp ka dhënë informacione për procesin e votimeve dhe jehonën e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Siç informuan nga KSHZ deri në orën 17:00 kanë votuar 38.23 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Ndërsa më shumë qytetarët kanë dalur në votime në komunat Aerodrom, Manastir, Bogdanci, Vallandovë, Vevçani, Gjevgjeli dhe disa komuna tjera. Ndërsa tek komunat me shumicë shqiptare, dalja e votuesve është e ulët.

Ndryshe, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 17:00 kishin votuar 35.13 përqind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

MPB ka regjistruar disa parregullsi në procesin e votimit, dy persona janë ndaluar nga policia

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) sot pasdite informoi se ka evidentuar parregullsi në disa vendvotime, në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Siç thonë nga MPB, në shkollën fillore “Nevena Georgieva-Dunja”, jashtë vendvotimit janë gjetur rreth 10 fletushka me përmbajtje në lidhje me zgjedhjet presidenciale. Gjithashtu në rrugën “Kosta Novakoviq” në dy ndërtesa, nga ana e qytetarëve është denoncuar se ka fletushka me përmbajtje për zgjedhjet presidenciale.

“Në orën 12:30 në Komisionin Komunal Zgjedhor në vendvotimin 0764 në fshatin Drugovë, Kërçovë, është denoncuar se J.J me telefon celular e ka fotografuar fletëvotimin. Personi është ftuar në stacionin policor dhe është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ndërsa në një vendvotim në Kisella Vodë, personi V.Ç (31) nga Shkupi, nga korridori ka fotografuar bordin zgjedhor. Personi është ndaluar nga zyrtarët policor dhe është dërguar në stacion për procedurë të mëtejshme.

MPB-ja gjithashtu ka regjistruar edhe disa raste të agjitacionit.

Veles, votohet qetë dhe sipas standardeve

Asnjë shkelje apo parregullsi deri më tani nuk është regjistruar në vendvotimet në Veles. Votimi ka filluar nga ora 7 dhe vijon i qetë.

Në Dibër deri në ora 15 kanë votuar 3065 persona

Në zgjedhjet presidenciale të raundit të dytë të mbajtur me 5 maj të vitit 2019 në Dibër deri në ora 10 kanë votuar 239 persona ose 1.29 % nga trupi votues.

Në ora 13 dalja në votime në Komunën e Dibrës është rritur në 1.594 votues ose 8.59 % nga trupi i përgjithshëm votues.

Në ora 15 dalja në votime në Komunën e Dibrës është rritur në 3.065 votues ose 16.52 % nga trupi i përgjithshëm votues.

Përndryshe numri i përgjithshëm i votuesve në Komunën e Dibrës është 18574 votues dhe në orët në vijim kjo përqindje pritet që të ndryshoje.

Gara në këtë raund të zgjedhjeve presidenciale po zhvillohet midis Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës.

Jehonë e ulët e votuesve në Dibër dhe Qendrën Zhupa

Sipas Komisionit Zgjedhor Komunal në komunën e Dibrës deri në ora 15:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 17 përqind e votuesve, me çka për 13 për qind është më e vogël se zgjedhjet e rrethit të parë për zgjedhjet presidenciale.

“Deri ora 15:00 kanë votuar 3.065 persona. Procesi zgjedhor në të gjitha 27 venvotimet po zhvillohet në mënyrën më të mirë, nuk ka asnjë ankesë dhe vërejtje dhe shpresoj që kjo kështu do të shkoj deri në fund të votimit, gjegjësisht deri në orën 19:00 kur dhe duhet të mbyllen vendvotimet”, tha Elmira Bakalli, kryetare Komisionit Zgjedhor Komunal në Dibër.

Në këtë komunë, më 21 prill, ku së bashku me zgjedhjet presidenciale u organizuan edhe zgjedhje të parakohshme lokale, deri në orën 15:00 jehona e votuesve ishte 30 përqind ose të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 5.312 persona.

Ndërsa në komunën e Qendrës Zhupa deri në orën 15:00 jehona e votuesve është 12 për qind.

Sipas KSHZ-së në nivel shtetëror jehona e daljes në votime deri në orën 15:00 është 30.34 përqind.

KShZ: Deri në orën 15:00 jehona e votuesve është 30.34 për qind

Në konferencën e tretë për shtyp nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KShZ) dhanë detaje për jehonën e votuesve në këto zgjedhje për kryetar shteti ku garojnë Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski i cili ka mbështetjen e LSDM-së dhe partive tjera në pushtet.

Në rrethin e dytë të zgjedhjve presidenciale sipas KShZ-së kanë votuar 527.068 qytetarë apo 30.34 për qind.

Komunat me jehonë më të lartë të votimit janë komunat maqedonase siç janë komuna e Demir Kapisë, Demir Hisarit, Kriva Pallankës, komunat e Krushëvës dhe komunat e Makedonski Brodit.

Komunat me dalje më të ulët të votuesve janë komuna e Zhelinës, Bogovinës dhe Qendër Zhupë.

Ndryshe në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 21 prill jehona e votuesve ka qenë 28.89 për qind që është më e ulët dalja në rrethin e dytë

***

Vendvotimet janë hapur në kohë, ndërsa votimi vijon pa probleme në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lupka Guguçevska tha se deri më tani nuk ka informacione për të gjitha vendvotimet dhe se në vijim janë kontakte me komisionet komunale zgjedhore.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve të gjashtë presidenciale. Në garën presidenciale janë kandidati i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska-Davkova.

Në 3,480 vendvotime në Republikë dhe në 32 jashtë vendit në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Vendvotimet do të jenë të hapura prej orës shtatë deri në orën 19. Pas mbylljes së vendvotimeve do të mund të votojnë vetëm personat të cilët deri në atë moment ndodhen në objektin ku votohet.

Zgjedhjet presidenciale, do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues nga vendi dhe 520 jashtë vendit, të akredituar nga KSHZ-ja.

Vëzhgues kanë akredituar edhe shumë ambasada nga vende të huaja, si ambasadat e Federatës Ruse, Francës,  Britanisë së Madhe, Suedisë, Hungarisë, Italisë, Shqipërisë, Sllovakisë në Maqedoni. Në KSHZ janë akredituar edhe 289 përkthyes.

Dje, një ditë para zgjedhjeve, votuan personat në institucionet ndëshkuese-përmirësuese, të zhvendosurit brenda vendit, personat të cilët janë në arrest shtëpiak dhe personat e sëmurë të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.

Procesverbalet dhe materiali tjetër zgjedhor bordet zgjedhore i dorëzojnë deri te KKZ-të në afat prej pesë orëve pas përfundimit të  votimit. KKZ-të përkatëse pastaj i grumbullon rezultatet nga votimi, harton procesverbale dhe ia dorëzon KSHZ-së.

KSHZ-ja rezultatet e para të votimit të cilat i ka marrë në formë elektronike i publikon në mënyrë suksesive, ndërsa rezultatet nga procesverbalet e KKZ-së në afat prej 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

KSHZ-ja rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve i publikon në afat prej 24 orëve nga dita e përfundimit të tyre.

Që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë në karrigen e presidentit janë ulur katër presidentë. Presidenti i parë Kiro Gligorov dhe presidenti aktual Gjorge Ivanov funksiononin e presidentit e kanë kryer në dy mandate, ndërsa nga një mandat kanë pasur Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski.

Image
KSHZ

***

Maqedonia sot (5 maj) voton për Presidentin e ardhshëm të vendit. Ky është rrethi i dytë i votimeve pasi në të parin nuk u zgjodh i pari i shtetit nga qytetarët që nuk ishin të interesuar për të votuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

41.79% ishte dalja në rrethin e parë, apo 755.702 votues zgjodhën në mes Blerim Rekës, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Pas numërimit të votave nga KSHZ-ja, ndarja e votave ishte si në vazhdim:
1. Blerim Reka – 79921 apo 10.58% të votave.
2. Gordana Siljanovska-Davkova – 319.225 apo 42.24% të votave.
3. Stevo Pendarovski – 323714 apo 42.84% të votave.

Si në gjithë ciklet tjera zgjedhorë, edhe këtë herë kishte 32811 vota të pavlefshme, apo 4.34% të votave të përgjithshme.

Image
Rezultatet e rrethit të parë për President

Maqedoni këtë herë zgjedh presidentin e pestë me radhë në procesin e gjashtë zgjedhor. Më herët president të shtetit kanë qenë: Gjorg Ivanov me dy mandate (2009-2019), Branko Cërvenkovski (2004-2009), Boris Trajkovski (1998-2003, ndërroi jetë si president) dhe Kiro Gligorov (1992-1998 – i mbijetoi atentatit).

Sot zgjedhjet mbahen për së pari herë me emrin e ri të shtetit, pas marrëveshjes me Greqinë për riemërimin e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Shqiptarët në pjesën e dytë të fushatës, pas rrethit të parë, kanë qenë të shënjestruar për t’i bindur që të votojnë për Siljanovska-Davkovan apo Pendarovskin, që garojnë në rrethin e dytë.

Rregulli për rrethin e dytë sipas Ligjit për zgjedhjet presidenciale është i qartë. Për t’u zgjedh president duhet që në zgjedhje të dalin të paktën 40% e votuesve, apo 723,252 votues nga Lista zgjedhore që numëron 1,808,131 votues gjithësejt. Rezultatet e para përfundimtare duhet të dalin pas orës 22:00. Ndërsa, gjatë ditës së sotme mbahen edhe zgjedhje lokale edhe në Ohër dhe komunën e Novo Sellës. 

Votohet për president të Maqedonisë së Veriut

Sot qytetarët e Maqedonisë Veriore me të drejtë vote, mund të votojnë për të zgjedhur presidentin e vendit.

Në raundin e dytë në garë janë kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska Davkova dhe kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili mbështete nga partitë e pozitës.

Votimet fillojnë nga ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00. Në 3.480 vendvotime në vend dhe në 32 jashtë vendit, në zgjedhjet e gjashta presidenciale mund të votojnë 1.808.131 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Zgjedhjet do t’i ndjekin 3.381 vëzhgues të vendit dhe 520 vëzhgues të huaj, si dhe 289 përkthyes dhe 60 gazetarë të huaj të akredituar nga KSHZ-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat