Numërimi i votave për president, ja kush prin

Maqedonia

Numërimi i votave për president, ja kush prin

Më: 5 maj 2019 Në ora: 21:24
Foto ilustruese

Në bazë të rezultateve preliminare për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë Veriore, kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski vazhdon të prijë përballë kandidates Gordana Siljanoska-Davkova nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Nga gjithsej 79.02 për qind të votave të numëruara deri më tash, kandidatja e VMRO-DPMN-së Gordana Siljanoska -Davkova ka marrë 280.574 vota ose 43.60 për qind, derisa Stevo Pendarovski nga LSDM ka marrë 340.195 vota ose 52.86 për qind.

Ndryshe, KSHZ më herët ka bërë të ditur se është arritur censusi i daljes së qytetarëve në votime, mbi 40 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat