BDI tregon sa shqiptarë votuan për Pendarovskin

Maqedonia

BDI tregon sa shqiptarë votuan për Pendarovskin

Më: 5 maj 2019 Në ora: 21:45
Izet Mexhiti

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për president të Maqedonisë Veriore dhe vlerëson se procesi zgjedhor u rrumbullakua në përputhje me standardet evropiane.

Izet Mexhiti, kryetar i shtabit qendror zgjedhor të BDI-së, deklaroi sot  së paku rreth 90.000 vota shqiptare kanë përkrahur konceptin e konsensualitetit, ndërsa ka shprehur shqetësim të thellë për informacionet nga terreni për një bojkot të heshtur, por aktiv dhe te organizuar nga opozita shqiptare që vihet re në komunat që ata i drejtojnë si Zhelinë, Bogovinë, Vrapcishtë dhe Gostivar.  

“Përkundër këtyre përpjekjeve destruktive, forcat progresive te qytetaret nuk lejuan skenarë krize dhe dashakeqe për vendin dhe shqiptarët. Fatmirësisht, ecurinë e vendit drejt NATO-së dhe BE-së nuk ka forcë që mund ta ndal e ne te BDI jemi kujdestarët dhe garantuesit e këtij rrugëtimi”, u shpreh ai në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat