Rezultatet jozyrtare: Pendarovski fiton me 51.83 %

Maqedonia

Rezultatet jozyrtare: Pendarovski fiton me 51.83 %

Më: 5 maj 2019 Në ora: 23:11
Foto nga takimi

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një konferencë për shtyp njoftoi se nga 3 436 vendvotime në të gjithë vendin të përpunuara ose 97,84 për qind të tyre, gjithsej kanë dalë të votojnë 816.649 votues ose në përqindje 46,64 për qind.

Nga këto të dhëna të deritanishme Gordana Siljanovska e VMRO-DPMNE-së ka marrë 363.980 vota, apo 44.57%. Ndërkohë që Stevo Pendarovski i LSDM-së ka marrë 423.292 vota, apo 51.83 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat