Papa Françesku në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, përkulet para përmendores së saj

Maqedonia

Papa Françesku në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, përkulet para përmendores së saj

Më: 7 maj 2019 Në ora: 10:39
Papa Françesku nis vizitën në Maqedoninë e Veriut

(E plotësuar) - Vizita historike e Papa Françeskut në Shkup u shënua me nderimet më të larta shtetërore dhe fetare. Ai u prit në aeroportin e Shkupit nga Presidenti Gjorge Ivanov dhe Kryeministri Zoran Zaev me të cilët vijoi vizitën në Vilën Presidenciale në Vodno. Kreu i Kishës Katolike dhe drejtuesi i Vatikanit e konsideroi vendin si urë lidhëse mes lindjes dhe perëndimit dhe një gërshetim i karakteristikave të rajonit.

"Kjo pasuri kulturore është pasqyruar në më të rëndësishëm tuaj dhe në trashëgiminë me të vlefshme – përbërjen multietnike dhe multireligjioze të popullit tuaj, frut i historisë së pasur dhe marrëdhënieve komplekse të krijuara gjatë shekullit të kaluar. Ky mozaik mundëson të arrihet një bashkëjetesë e qetë dhe e gjatë, ku identitetet e ndryshme zhvillohen pa mohuar dhe diskriminuar të tjerët.”- theksoi Papa Françesku

"Ju përkuleni në këmbët e të sëmurëve dhe të varfërve, të burgosurve dhe refugjatëve, të uriturve dhe të eturve, atyre të lënë anash dhe të margjinalizuarve, pa marrë parasysh a janë kristijanë, muslimanë, çifutë, hindu, budistë, ateistë… Besoj se veprat tuaja nuk janë edhe një simbol i shkuar kot. Përkundrazi, ju na kujtoni se edhe pse dashuria jonë njerzore ndaj Zotit dhe ndaj njerëzve është e ndryshueshme, dashuria dhe vlera e Zotit ndaj shërbyesve të tij është e përhershme.”- tha Gjorge Ivanov, president.

Këtë vizitë, Papa ja dedikon humanistes botërore me prejardhje nga Shkupi, Shenjtores Nënë Tereza. Pikërisht Papa Françesku ishte ai i cili në vitin 2016 e shpalli Nënë Terezën shenjtore. Para Shtëpisë Përkujtimore të Nënë Terezës, Papa vendosi lule dhe u përkul para përmendores së saj.

"Ajo shkoj tek Zoti dhe në të njëjtën kohë te vëllai i nënçmuar, i padashur, i vetëm dhe i harruar. Shkoi tek vëllai dhe e gjeti fytyrën e Zotit sepse e dinte se dashuria e Zotit dhe dashuria për të afërmit ekzistojnë bashkë. Pikërisht kjo dashuri ishte e vetmja mundësi për të zbukur urinë.” – u shpreh Papa Françesku

Papa Françesku takoi edhe krerët e komuniteteve të tjera fetare dhe grupet e margjinalizuara të qytetarëve.

Mesha kryesore u zhvillua në sheshin “Maqedonia” në prani të mijëra qytetarëve, funksionarëve shtetëror dhe përfaqësuesve të korit diplomatik. Papa, në Katedralen “Zemra e Shenjtë e Krishtit” bëri lutjen e fundit në prani të priftërinjëve, murgjëve dhe murgeshave katolike. Delegacioni i tij u përcoll në Aeroportin e Shkupit në orët e pasditës. Në turin Ballkanik, Papa të dielën dhe të hënën qëndroi në Bullgari ku vizitoi edhe kampin e refugjatëve në Sofje.

***

Kreu i Kishës katolike të Romës, Papa Françesku paradite do të shërbejë meshë në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

Në meshë marrin pjesë rreth 15.000 qytetarë nga vendi, si dhe besimtarë nga jashtë vendit.

***
Papa Françesku  sot paradite arriti në sheshin “Maqedonia”, në Shkup ku u prit nga një numër i madh i qytetarëve.

Papa në shesh  erdhi me “papabomilin” e tij  duke u përshëndetur me qytetarët dhe me besimtarët.

Ai në sheshin në Shkup do të mbajë meshë në të cilën do të marrin pjesë rreth 15.000  qytetarë.

Kryetari i Kishës  Katolike të Romës  paraprakisht pati takime me kreun shtetëror në “Vila Vodno”, ndërsa më pas në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës u taku edhe me liderët e komuniteteve fetare dhe me një grup qytetarësh nga kategoritë e prekura.

Pas liturgjisë  do të mbajë Takim ekumenik dhe ndërfetar me të rinjtë në Kishën Katolike, ndërsa më pas me klerikët dhe me familjet e tyre.

***

Mesha e shenjtë e Papa Françeskut në Shkup

Papa Françesku në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë, përkulet para përmendores së saj

Papa Françesku pas takimit me krerët shtetëror dhe korin diplomatik në Vodno, ka arritur tek shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës.

Ai është përkulur para përmendores së Nënë Terezës, ku edhe ka vendosur lule. Papa u shoqërua nga katër motra të nderit, të cilat i takojnë rendit të themeluar nga Nënë Tereza.

Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, papa do të ketë takime me liderët e bashkësive fetare në vend dhe përfaqësues tjerë të organizatave qytetare.

Më pas, kreu i Kishës Katolike do të drejtohet për tek sheshi “Maqedonia” ku do të mbajë liturgji, e cila pritet të ndiqet nga një numër i madh i qytetarëve nga vendi dhe jashtë. 

Image

Mbi 300 ekipe të gazetarëve e ndjekin vizitën e papa Françeskut

Rreth 250 media vendore dhe më shumë se 100 media të huaja e ndjekin dhe e transmetojnë vizitën historike të kreut të Kishës Katolike të Romës papa Françesku i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mesin e medieve të huaja të akredituara janë Televizioni kombëtar grek, Televizioni kombëtar bullgar, Al Xhezira, Vojs of Amerika, Bi-Bi-Si, Zi dojçe dhe shumë media të tjera.

Përndryshe, sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup priten më shumë se 15 mijë qytetarë nga vendi, por edhe mysafirë të lartë, besimtarë dhe shtetas të huaj, para së gjithash nga fqinjësia më e gjerë.

Sipas kompetentëve, edhe në Pres qendrën e Shtëpisë së ARM-së gjithçka është përgatitur që të jenë  maksimalisht në ndihmë për të gjithë gazetarët e akredituar.

Papa Françesku: Maqedonia e Veriut është urë në mes Lindjes dhe Perëndimit

Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku, pasi ka zbritur në aeroportin e Shkupi ka realizuar takim me presidentin e vendit Gjorge Ivanov.

Pas takimit ai ka mbajtur fjalim para korit diplomatik në vend dhe përfaqësuesve të ndryshëm politik. Papa tha se ndjehet i lumtur që ndodhet në Maqedoninë e Veriut, duke shtuar se është vend urë në mes Lindjes dhe Perëndimit.

Papa përmendi rolin që Maqedonia e ka luajtur në krizën e emigrantëve, duke thënë se ka qenë shtet që ka mirëpritur emigrantët nga Lindja e Afërt.

“Për herë të parë që pasardhësi i Shën Pjetërit ndodhet në Maqedoni. Toka juaj është një urë mes lindjes dhe perëndimit. Më lejoni të them se kjo pasuri kulturore është pasqyrë e përbërjes multietnike dhe multifetare e popullit tuaj. Kjo përzierje e kulturave, etnive dhe religjioneve, ndihmon në zhvillimin e shoqërisë. Këto karakteristika janë të rëndësishme për integrimin euroatlantik. Dëshiroj që integrimi të jetë i suksesshëm për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Dua të theksoj hapat që ka bërë vendi juaj, në dhënien e ndihmës për emigrantët nga lindja e afërt. Ata ikin nga kushte ekstreme, varfëria, të shkaktuara nga luftërat. Një pjesë e madhe prej tyre tek ju kanë gjetur solidaritet dhe mikpritje. Shpresoj që do të ruhet ky solidaritet që është vërejtur tek ju. Dua në mënyrë të veçantë të nderoj një bashkëqytetare tuajën, e cila ka sakrifikuar për gjithë botën – gjithsesi se mendoj për personalitetin e Nënë Terezës. “Jam i lumtur që do të mund të qëndrojë në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës. Ju duhet të jeni krenar për këtë grua. Duhet të nxisni fëmijët që sipas shembullit të saj të gjejnë atë që kërkon Zoti”, tha mes tjerash Papa.

Pas takimit me Gjorge Ivanovin, Papa pritet të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderët e bashkësive fetare në vend, si dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare.

*****

Papa Françesku arriti për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Atë e priti në aeroport presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev, ipeshkvi i kishës katolike dhe autoritete të tjera të larta.
Më pas delegacioni nga Vatikani u drejtua drejt vilës presidenciale në Vodno për të zhvilluar takimin me kreun shtetëror Gjorgje Ivanov me familjen, më pas takimi me kryeministrin Zoran Zaev dhe familjen e tij, si dhe takimet me përfaqësues tjerë të Qeverisë, sektorit qeveritar dhe korit diplomatik. Ai më pas do të shkojë në Shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës në Shkup, ku do të takohet me krerët fetar dhe shoqata humanitare.

Papa do të mbajë një meshë në sheshin kryesor të Shkupit, vetëm dhjetra metra nga vendi ku kishte qenë dikur shtëpia e tash shënjtores Nënë Tereza. Autoritetet maqedonase së bashku me ato të Vatikanit kanë ndërmarrë masa të rrepta sigurie, ndërsa trafiku është bllokuar tërësisht në qendër të qytetit. (INA)

NDIQ LIVE:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat