Ish kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, në meshën e Papës në Shkup

Maqedonia

Ish kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, në meshën e Papës në Shkup

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:01
Jadranka Kosor

Ish kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor, sot në sheshin “Maqedonia” në Shkup e ka ndjekur liturgjinë e shenjtë të Papa Franceskut, njofton Portalb.mk.

Kosor e ka ndjekur meshën e Papës nga pjesa në të cilën ka qenë kryeministri Zoran Zaev dhe delegacioni qeveritar.

Për vizitën e Papës në Shkup, me autobusë kanë arritur mijëra besimtarë nga Kroacia, të organizuar nga Kisha Katolike.

Jadranka Kosor ishte kryeministre e Kroacisë në vitet 2009-2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat