Ligji për Prokurorinë Publike, dallimet mbeten të thella

Maqedonia

Ligji për Prokurorinë Publike, dallimet mbeten të thella

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:30
Renata Deskoska

Pas zgjedhjeve presidenciale, rikthehen bisedimet mes pushtetit dhe opozitës lidhur me Propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Dallimet mbeten të thella, e posaçërisht në nenin parmës të cilit opozita kërkon që të shfuqizohen të gjitha akuzat e ngritura nga PSP-ja pas qershorit të vitit 2017. Lidhur me statusin e Speciales, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska thekson se dallimet pothuajse janë tejkaluar.

Neni 105 mbetet pengesa kryesore e propozim-ligjit që ka të bëj me vazhdimin e procedurave dhe shfrytëzimin e dëshmive. Linjat e kuqe janë pikërisht në këtë nen ku bëhet fjalë për mundësinë e vazhdimit të ndjekjes penale dhe për ne si ministri e pa pranueshme do të jetë sjellja e dispozitave që do të mundësonin amnisti të fshehur – tha Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë.

VMRO-DPMNE-ja nuk ndryshon qëndrimin kundër PSP-së. Opozita thirret në ligjin aktual duke pretenduar se nuk ka mundësi interpretimi.

Jemi të qartë në këtë pjesë. Është e papranueshme. E thotë ligji fundja. Dihet se PSP-ja ka mandat deri më 30 qershor 2017 dhe nuk kemi çfarë të flasim më tepër – deklaroi Toni Menkinoski, VMRO.

Pavarësisht zhvillimeve, Katica Janeva vazhdon punën e saj. E pyetur nëse kërkesa e opozitës rrezikon punën e saj, Janeva deklaroi se Specialja vazhdon të hapë procedura të reja.

Jam e lumtur me faktin që edhe pse bisedat nuk do të dëgjohen, gjykata do të mund t’i analizojë dhe t’i pranojë si dëshmi në procedurë. PSP vazhdon të punojë në procedura para hetimore dhe hetimore. Kemi hapur edhe disa procedura të reja dhe shpresoj se në periudhën e ardhshme do të miratohet edhe ligji – u shpreh Katica Janeva, Prokurore Speciale.

Shefja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskoska theksoi se nuk do të komentojë propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike derisa i njëjti nuk miratohet. Bisedimet vazhdojnë të premten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat