Rusia: Anëtarësimi i RMV-së në NATO nuk do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit

Maqedonia

Rusia: Anëtarësimi i RMV-së në NATO nuk do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit

Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:20
Ceremonia e ngritjes së flamurit të NATO-s para Qeverisë

Ambasadori i Rusisë në Greqi, Andrej Masllov për televizionin grek ERT, ka deklaruar se integrimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e situatës në Ballkan.

“Vendi ynë e ka pranuar vendin tuaj fqinj me emrin e ri, por për fat të keq zgjidhja e çështjes së hapur me emrin e ka hapur rrugën për integrim të detyruar të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-Atlantike dhe gjithsesi në këtë rrjedhë nuk do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e situatës në Ballkan”, tha Masllov.

Sipas tij, në vitet e kaluara shihen përpjekjet e disa vendeve të caktuara për vendosjen e rendit të ri të gjërave, që siç thekson ai, nuk bazohen në të drejtën ndërkombëtare, por në të ashtuquajturat rregulla që vetë vendet i krijojnë dhe i prezantojnë si gjoja qëndrim të bashkësisë ndërkombëtare.

“Në lidhje me politikën e Rusisë në Ballkan, i hedhin poshtë pozitat që shpesh i shohin nëpër media se Rusia dëshiron ta vendos ndikimin e saj në Ballkan. Ne duam zhvillim të marrëdhënieve me të gjitha vendet në nivel bilateral dhe jemi të gatshëm t’i zhvillojmë këto marrëdhënie në shkallë që vetë shtetet i dëshirojnë ato”, porositi Masllov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat