Angjushev: Përshëndes vendimin e Komisionit Anti-korrupsion

Maqedonia

Angjushev: Përshëndes vendimin e Komisionit Anti-korrupsion

Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:34
Koço Angjushev

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev nëpërmjet një njoftimit përshëndet vendimin e Komisionit Anti-korrupsion për hapjen e procedurës për rastin “Topollki”.

Angjushev thotë se është në dispozicion t’i përgjigjet Komisionit Anti-korrupsion dhe se kjo procedurë do të dëshmojë se rasti “Topollki” s’ka konflikt interesi.

“Të gjitha procedurat janë nisur në vitin 2015, në kohën kur s’kam qenë anëtar i Qeverisë, as që kam ditur se ndonjëherë do të jem, që praktikisht nuk ka mundur të ndikoj”, thotë Angjushev.

Ndryshe, më herët Komisionit Anti-korrupsion hapi disa lëndë për funksionarë shtetërorë pas ankesave të VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat