Almiri: Apeli hedh poshtë kërkesën për delegimin e lëndës në Shkup

Maqedonia

Almiri: Apeli hedh poshtë kërkesën për delegimin e lëndës në Shkup

Më: 9 maj 2019 Në ora: 17:09
Almir Aliut

Alsat nga burime brenda Gjykatës së Apelit mëson zyrtarisht se kërkesa e familjes së Almir Aliut për delegimin e lëndës nga Gjykata Themelore e Kumanovës në Gjykatën Penale të Shkupit nuk është pranuar.

Sipas arsyetimit të Apelit, një delegim të tillë nuk e mundëson Ligji mbi Procedurën Penale për arsye se pala mbrojtëse dhe pala akuzuar nuk kanë të drejtë të kërkojnë delegim.

Arsyetimi i njëjtë është dhënë edhe në mendimin e Prokurorisë së Lartë e cila duke u thirru në nenin 27 të Procedurës Penale konstaton se kërkesa për delegim nuk ka bazë.

Seanca e radhës për rastin e Almir Aliut është thirrur më 16 maj, por e njëjta mund të anulohet për arsye te angazhimit të avokatëve në raste tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat