Për rrugën Shkup-Hani i Elezit, BERZH-i ndan 27 milionë euro

Maqedonia

Për rrugën Shkup-Hani i Elezit, BERZH-i ndan 27 milionë euro

Më: 10 maj 2019 Në ora: 11:45
Shiret Elezi

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të financojë ndërtimin e autostradave nga Shkupi për në Bllacë dhe nga Gostivari drejt Kërçovës, më saktësisht pjesa e parë nga Kërçova drejtë Bukojçanit. Këtë e ka theksuar zv.ministrja e Financave të Maqedonisë së Veriut, Shiret Elezi.

“Në takimin vjetor të BERZH është diskutuar për bashkëpunimin aktual dhe në të ardhmen si dhe është siguruar përkrahja për ndërtimin e rrugëve në vendin tonë, është siguruar ndërtimi i fazës së parë të autostradës nga Shkupi për në Bllacë si dhe nga Gostivari për në Kërçovë si dhe ndërtimi i pikëpagesës elektronike në Koridorin e VIII-të dhe në rrugën Miladinovc – Shtip”, sqaron kështu zv.ministrja Elezi.

Ajo thotë se janë kërkuar dhe janë siguruar edhe grant mjete për ndërtimin e këtyre rrugëve derisa përmes instrumenteve për Ballkanin Perëndimor janë siguruar rreth 20 milionë euro, kurse për rrugën Shkup – Bllacë pritet grant nga BERZH në vlerë prej 27 milionë euro deri në fund të vitit.

“Janë mjete të pakthyeshme për projekte infrastrukturore që do të përmirësojnë edhe ekonominë e vendit por edhe do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në vend. BERZH në sektorin publik në vendin tonë financon më së shumti projekte infrastrukturore dhe hekurudhore derisa buxheti në këtë fushë kap shifrën prej 622 milion euro”, thotë Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat