Mitko Çavkov s’e mban mend arrestimin e Boshkovskit

Maqedonia

Mitko Çavkov s’e mban mend arrestimin e Boshkovskit

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:18
Lube Boshkovski

“Nuk më kujtohet.” Kjo ishte përgjigjja më e shpeshtë e Mitko Çavkovit për dëshminë lidhur me arrestimin e Lube Boshkovskit. Ai këtë mëngjes është shoqëruar nga burgu i Shkupit në Gjykatën Penale si dëshmitarë i Prokurorisë Speciale për rastin “Tortura”. Përveç përgjigjes se bëhet fjalë për vepër penale lidhur me financimin e fushatës zgjedhore, Çavkov pyetjeve të tjera për atë se cili ishte roli i tij si ish-shef i departamentit të krimit të organizuar në atë kohë dhe nëse ai personalisht ka marrë pjesë në këtë rast, tha se nuk i kujtohen detajet. Çavkov nuk tregoi edhe për atë se cili institucion e kishte regjistruar arrestimin e Boshkovskit – BSP apo DSK dhe nëse ai kishte urdhëruar arrestimin e tij, pasi që kanë kaluar shumë vite. I pyetur nëse i ka telefonuar Ivica Ançevskit – Puki për ta arrestuar Boshkovskin, ai u përgjigj se kjo periudhë përkon me ndërhyrjen e tij mjekësore në spital dhe nuk i kujtohet.

Pas tij dëshmoi edhe Kiro Nikolovski, i cili në vitin 2011 ka punuar në stacionin e policisë në Gazi Babë. Ai tha se në mesditë, në ndërrimin e tij është sjellë Boshkovski, i shoqëruar nga avokati i tij. Më pas, ka qenë i informuar se Boshkovskin përsëri do ta kthehej në vendin ku është privuar nga liria, me arsyetimin se duhej të bëhej ekspertizë shtesë. Lideri i  partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” nuk ka pasur vërejtje ndaj mënyrës së arrestimit të tij dhe e ka nënshkruar procesverbalin.

Dëshmoi edhe ish-zëvendës-avokati i popullit Trifun Tanushevski, i cili ka qenë i caktuar në institucion për të vepruar për arrestimin e Boshkovskit pas njoftimeve publike. Ai theksoi se Avokati i Popullit nuk ka vepruar në lidhje me rastin për shkak të vendimit tashmë të marrë të Gjykatës Penale se nuk është ndërmarrë asgjë e paligjshme gjatë arrestimit.

Nëse mua më shtrijnë për toke si një figurë publike dhe si një ish ministër, do të ndihesha i nënçmuar,” tha Tanushevski.

Në rastin “Tortura” të përfshirë janë gjashtë anëtarë të njësitit Alfa dhe ish shefi i policisë sekrete Saso Mijalkov për trajtim çnjerëzor gjatë arrestimit të Boshkovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat