PThP mbylli rastin për furnizimit publike në Ministrinë e Shëndetësisë

Maqedonia

PThP mbylli rastin për furnizimit publike në Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 17:01
Prokuroria Themelore Publike

Prokuroria Themelore Publike vendosi që këtë herë të mos hap lëndë për siç thotë “informacionet për parregullsi gjatë zbatimit të procedurave për furnizime publike në Ministrinë e Shëndetësisë”.

Prokuroria vjet ngriti procedurë parahetimore për shkelje të ligjit gjatë procedurave për ndarjen e marrëveshjeve për furnizime publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Në lëndë u përfshinë furnizimet publike të barnave me shumica në institucionet shëndetësore publike pa procedurë të tenderit, prokurim të bioreagentëve dhe testeve të gjakut, ndërtimit të akseleratorit në Spitalin e Shtipit dhe konfliktit të interesit në prokurim publik të barnave në Klinikën e Hematologjisë.

Sipas PThP-së, që të ekzistojë vepër penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare së pari duhet të zbatohet mënyrë ilegale dhe të ketë marrëveshje të arritur për furnizim publik. Nëse s’ka marrëveshje, atëherë nuk janë mbushur elementet për kryerjen e veprës penale.

“Nga materiali dëshmues del qe në rastin me furnizimin e ilaçit Vemurafenib, procedura për furnizim është zbatuar, por me propozim të Komisioni për furnizimi publike, është marrë vendim për anulimin e procedurës sipas nenin 169 të Ligjit për furnizim publik dhe nuk është arritur marrëveshje për prokurim”, njoftojnë nga PThP.

Në lidhje me furnizimin publik të bioreagjentëve dhe testeve të gjakut, procedura është zbatuar, por nuk është arritur marrëveshje, duke parë parasysh se Komisioni Shtetëror për Ankesa pas furnizimeve publike ka pranuar ankesat e banorëve dhe procedura është anuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat