LSDM: Është rritur eksporti i prodhimeve bujqësore për tetë përqind

Maqedonia

LSDM: Është rritur eksporti i prodhimeve bujqësore për tetë përqind

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:10
Ilustrim

Nga partia në pushtet LSDM thonë se është rritur eksporti bujësor për tremujorin e parë të vitit 2019.

“Investimet në bujqësi, rritja dhe subvencionet në kohë për bujqit, prodhime konkurruese, japin rezultate reale në avancimin dhe zhvillimin e bujqësisë.

Sipas të dhënave zyrtare, eksporti i produkteve bujqësore në tremujorin e parë të vitit 2019 është rritur për 8% krahasuar me vitin 2018, respektivisht në terma absolutë, eksportet është rritur për 42.2 milionë euro më shumë krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Nga atje thonë se me anëtarësimin formal në NATO dhe integrimit në BE, hapen mundësi për qasje në tregje të reja, qasje në njohuri dhe teknologji të reja që do të kontribuojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e prodhimit më konkurrues, rritjen e eksporteve dhe më shumë para në mesin e qytetarëve.g

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat