Katrougalos do të jetë përfaqësuesi i Greqisë në inaugurimin e Pendarovskit

Maqedonia

Katrougalos do të jetë përfaqësuesi i Greqisë në inaugurimin e Pendarovskit

Më: 11 maj 2019 Në ora: 19:52
Georgios Katrougalos

Përfaqësuesi i qeverisë greke në inaugurimin e Stevo Pendarovskit si president do të jetë ministri i Jashtëm, Georgios Katrougalos, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

“Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos nesër më 12 maj do të niset për në Shkup për ta përfaqësuar qeverinë greke në inaugurimin e Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski”, njoftojnë nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Më herët në inaugurimin e Stevo Pendarovskit pjesmarrjen e kanë konfirmuar presidentët të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bullgarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat