Ceremoni zyrtare në “Villën Vodno” për pranim-dorëzimin e postit të Presidentit

Maqedonia

Ceremoni zyrtare në “Villën Vodno” për pranim-dorëzimin e postit të Presidentit

Më: 12 maj 2019 Në ora: 10:14
Gjorge Ivanov dhe Stevo Pendarovski

Në Kabinetin e Presidentit “Villën Vodno” sot në ora 13:45, do të mbahet ceremonia zyrtare për dorëzimin e postit të shefit të shtetit me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.

Pas ceremonisë, është paraparë që presidenti Gjorge Ivanov dhe presidenti Stevo Pendarovski të zhvillojnë një takim teta-tetë, me çka do të pasojë takim i të dy presidentëve me punonjësit në kabinetin e Presidentit.

Pendarovski do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev, si dhe me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat