Ivanov largohet nga Presidenca: Pozitat vijnë e shkojnë, njerëzorja ngelet

Maqedonia

Ivanov largohet nga Presidenca: Pozitat vijnë e shkojnë, njerëzorja ngelet

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:37
Gjorge Ivanov

Gjorge Ivanov sot pasi u largua nga Presidenca, në rrjetin social Facebook shkruan se me shumë nder, kënaqësi dhe përgjegjësi ka shërbyer si President i Republikës së Maqedonisë për dhjetë vitet e fundit.

“Me nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe kam shërbyer si President i Republikës së Maqedonisë për dhjetë vitet e fundit. Falënderojmë përzemërsisht popullin maqedonas dhe qytetarët e Maqedonisë për besimin dhe mbështetjen e tyre”, shkruan Ivanov.

Ai tha se vetëm të bashkuar me respekt të ndërsjellë do të ketë një Maqedoni të begatë dhe të suksesshme.

“Pozitat vijnë e shkojnë, njerëzorja ngelet”, shkruan Ivanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat