Punësime të reja në Agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe

Maqedonia

Punësime të reja në Agjencinë për zbatimin e gjuhës shqipe

Më: 12 maj 2019 Në ora: 13:56
Ylber Sela

Konkurset për punësime në Agjencinë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve pritet të hapen në ditët në vazhdim, ndërsa  ekipi i këtij organi duhet të përbëhet nga gjithsej 74 persona. Drejtori i kësaj Agjencie, Ylber Sela, një numër të tillë punësimesh e sheh me dyshim për shkak të buxhetit, i cili është 8 milion e 425 mijë denarë dhe sipas tij ky buxhet nuk është i mjaftueshëm për plotësimin e të gjitha nevojave të Agjencisë. Buxheti i mësipërm parashihet edhe për interierin e hapësirave ku tashmë është vendosur Agjencia.

Diku 6 milion denarë kemi për punësime të rregullta.  Do marrim këshilltarët shtetërorë, kemi parashikuar tre këshilltarë shtetëror me sistematizimin, katër udhëheqës sektori dhe udhëheqësit e njësive. Me këtë plotësohet buxheti i parashikuar për vitin 2019 për  Agjencinë për punësime të rregullta. Dhe kemi diku 10 mijë euro për kontrata në vepër”- u shpreh Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve

Përzgjedhjen e  ekipit do ta bëjë një komision i cili do të përbëhet nga profesionistë të sferës. Ekipi i përkthyesve dhe lektorëve do të përbëhet nga studentë të diplomuar në Universitetin e Tetovës dhe atë të Kirilit dhe Metodisë, por edhe gjuhëtar të pensionuar. Sela sqaron se Agjencia nuk do të jetë institucion qendror për realizimin e përkthimeve, por institucion i cili do t’u vijë në ndihmë institucioneve të tjera.

Rreth informacioneve të publikuara pak ditë më parë nga Alsat se Qeveria po diskuton për kalimin e Agjencisë dhe Inspektoratit nën  kompetencat e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, zv/kryeministri Bujar Osmani pohon se ka diskutime të tilla. Sa i takon përfshirjes së Agjencisë  në kuadër të kësaj ministrie  ka mëdyshje, thotë Osmani, por jo edhe për Inspektoratin.

Mirëpo tani që u formua Ministria për Sistem Politik dhe marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, vlerësojmë se realisht ky Inspektorat  vendin e ka në këtë ministri e cila do të jetë e fokusuar në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.  Agjencitë me ligj janë nën Qeveri. Nuk janë organe që mund të bien nën ministri. Do të duhet të bëhen ndryshime ligjore nëse do të duam të bëjmë diçka të tillë. Domethënë ka dilema.”- theksoi Bujar Osmani, zv/kryeministër

Propozim-ligji për Inspektoratin Shtetërorë për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, pritet që së shpejti të publikohet në ENER, thonë nga Ministria e Drejtësisë. I njëjti nuk u dorëzua në  Qeveri në afatin që kjo e fundit i dha Ministrisë së Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat