Ivanov i dorëzon kabinetin Pendarovskit

Maqedonia

Ivanov i dorëzon kabinetin Pendarovskit

Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:11
Ivanov i dorëzon kabinetin Pendarovskit

Stevo Pendarovski mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në rezidencën presidenciale, Pendarovski u prit me ceremoni nga paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov.

Para hyrjes në villen e presidentit, Pendarovski u prezentua me kabinetin që e trashëgoi nga Ivanov. Presidentit të ri iu përshkua me pak fjalë vila nga ana Ivanovit. Paraprakisht në Kuvend u bë inaugurimi dhe betimi i presidentit të ri. Pendarovski u betua para deputetëve dhe përfaqësuesve më të lartë të institucioneve shtetërore e fetare se gjatë mandatit pesëvjeçar do të respektoj kushtetutën dhe ligjet në fuqi, dhe se do të mbroj sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë së Veriut.

Publikisht e them dhe obligohem se do të jem president i të gjithëve, edhe i atyre që votuan për mua, edhe i atyre që votuan për ndonjërin nga kundër kandidatët e mi, por edhe i atyre që për çfarëdo arsyeje nuk dolën të votojnë. Në sferën politike, punën e parë që do ta bëjë e për të cilën shpesh herë kam folur gjatë dy muajve të kaluar është shtrirja e dorës opozitës për bashkëpunim… E ndjej se përgjegjësia ime e parë si president që isha propozuar nga partitë në pushtet është që të mbroj të drejtat dhe statusin e pakicës pasi demokracia ekziston vetëm kur të gjithë të jenë të barabartë nga veprimet e pushtetit”. – theksoi Stevo Pendarovski, President i RMV-së

Pendarovski shtoi se ndër prioritetet e ti mbetet edhe ruajtja dhe zhvillimi i raporteve ndër etnike në vend, duke shtuar se përcaktimi strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE.

Raportet ndëretnike dhe baraspesha mes të gjitha etniteteve gjithmonë ka qenë fryt i stabilitetit dhe i sigurisë tone të brendshme. Problemi më i madh ka qenë dhe mbetet sjellja e partive më të mëdha politike të cilat shpeshherë pozicionin e tyre ndaj raporteve ndëretnike e kanë shprehur varësisht nëse janë në pushtet apo opozitë andaj edhe për çdo veprim apo sjellje do të kërkoj përgjegjësi politike”.- u shpreh Stevo Pendarovski, President i RMV-së.

Pendarovski në ekspozenë e tij përmendi edhe nevojën për raporte të mira me fqinjët, mbështetjen e reformave në të gjitha sferat e posaçërisht në atë të sigurisë, bashkëpunimin me sektorin civil dhe mediat si dhe angazhimin e tij për pajtim kombëtar dhe qytetar. Ai në fjalimin e tij ka theksuar nevojën për ngritjen e ekonomisë së vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krijimin e kushteve për parandalimit e ikjes së të rinjve nga vendit, pa të cilët siç tha shteti nuk mund të ketë të ardhme. Në seancën solemne kanë marr pjesë president e përfaqësues të lartë të më shumë shteteve, si presidentët e Shqipërisë e Kosovës, Ilir Meta e Hashim Hashçi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Malit të Zi si dhe zyrtarë tjerë të jashtëm. Në kuadër të inaugurimit, Pendarovski zhvilloi takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Georgios Katrougalos. Ndërkaq, presidentët nga rajoni takuan krerët e subjekteve politike, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe ish presidentin Gjorgje Ivanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat