Pendarovski-Vuçiq: Rritje bashkëpunimi dhe ftesë për vizitë në Beograd

Maqedonia

Pendarovski-Vuçiq: Rritje bashkëpunimi dhe ftesë për vizitë në Beograd

Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:51
Pendarovski-Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, në takimin me presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut, shprehu shpresën e tij për bashkëpunim të mirë, veçanërisht për nxitje të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.

“Të dy presidentët shprehën synimin e tyre për të zhvilluar lidhjet midis të dyja vendeve në të gjitha fushat e tjera me interes të ndërsjellë dhe në favor të qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Vuçiqit.

Nga atje thonë se presidenti serb ka uruar Pendarovskin për zgjedhjen e tij president, me dëshirën për të kontribuar në përparimin e vendit dhe në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Maqedonisë.

Presidenti Vuçiç ftoi Presidentin Pendarovski të vizitojë Serbinë dhe shprehu shpresën se kjo vizitë do të japë një shtysë për zhvillimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Pendarovski, sipas kabinetit të presidentit serb, falënderoi Vuçiqin për pjesëmarrjen në inaugurimin, duke thënë se ai ishte i kënaqur që kishte miq në rajon. Pendarovski pranoi ftesën për të vizituar Serbinë në vjeshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat