Në Shkup, nis sot forumi për përforcimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Në Shkup, nis sot forumi për përforcimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

Më: 13 maj 2019 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

“Përforcimi i integrimeve evropiane të Ballkanit Perëndimor – Duke mësuar nga e kaluara, përgatitemi për të ardhmen”, është tema e forumit që do të fillojë sot në organizim të Institutit për demokraci “Societas Civilis” – Shkup në bashkëpunim me Qendrën për studime lindore nga Varshava dhe Ambasadën e Republikës së Polonisë në Shkup.

Ngjarja do të zgjasë dy ditë dhe do të trajtojë tema lidhur me Procesin e Berlinit në kontekst të presidencës polake, siç janë bashkëpunimi rajonal, siguria, emigracioni, integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, rrjetëzimi i tyre si dhe për tejkalimin e problemeve bilaterale.

Forumin, siç paralajmëruan organizatorët duhet ta hap Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Shimon Shinkovski vel Sek, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për demokraci “Societas Civilis” – Shkup dhe Adam Eberhard drejtor i Qendrës për studime lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat