LSDM: Rriten pagat dhe pensionet, sigurojmë më shumë para te qytetarët

Maqedonia

LSDM: Rriten pagat dhe pensionet, sigurojmë më shumë para te qytetarët

Më: 13 maj 2019 Në ora: 12:23
LSDM

Me rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, mbi 90.000 punëtorë në të gjitha degët ekonomike fitojnë paga më të mëdha. Nga prilli i këtij viti, paga minimale harmonizohet konform Ligjit për pagë minimale dhe arrin 12.507 denarë neto.

Është hapur proces për rritje të re të pagës minimale në 13.000 denarë, për rritjen e ndihmës sociale për më shumë se 300%.

Janë rritur pagat për 5% dhe 19% për të punësuarit në shëndetësi, arsim, kopshte, kulturë, mbrojtje, polici, sektorin publik…

Krahas pagave rriten edhe pensionet. Pensioni mesatar nga viti 2007 e deri më sot është rritur për 626 denarë. Nga 13.754 në fund të vitit 2016, në 14.580 denarë në mars të vitit 2019.

Me këto masa gjithnjë e më shumë para përfundojnë te qytetarët.

Si parti përgjegjëse, LSDM vazhdon me realizimin e e masave që sigurojnë paga më të larta, rritje ekonomike, më shumë para dhe standard më të mirë jetësor për të gjithë qytetarët.

Qendra për Komunikime me Opinionin, Lidhja Socialdemokrate

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat