MPB-ja disa herë ka kontaktuar dhe ka parashtruar dokumente edhe përmes kuadrove të saj edhe përmes Ministrisë së Drejtësisë për shpalljen e urdhër-arrestit ndërkombëtar për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.
“Dokumentet për shpalljen e urdhër-arrestit për Gruevskin për rrezikim terrorist të rendit kushtetues për ngjarjet e 27 prillit janë dorëzuar në Interpol dhe presim urdhër-arresti të shpallet”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas fillimit zyrtar të Tuining projektit për harmonizimin e sistemeve nacionale me BE dhe kërkesat e shengenit për menaxhim në kufij.
Interpoli, thotë Spasovski, ende bënë hetime. Ai vlerëson se urdhër-arresti që është dërguar i përmbush kriteret që të publikohet.
Potencoi se urdhër-arresti me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe pas asnjë mungesë është dorëzuar në Interpol.
Spasovski është i bindur se nuk ka asnjë pengesë ligjore që urdhër-arresti për Gruevskin të publikohet në Interpol, posaçërisht për vepra të tilla penale dhe pret se kryesia e Interpolit do të sjell vendim të tillë.
Lidhur me atë se partia e VMRO-DPMNE-së ka pasur ndikim ndaj gjykatësve dhe se kjo është paraqitur në prokurori,, Spasovski u përgjigj se kjo është fakt./Inlajm.com