Maqedoni, afër 72 për qind gjimnazistëve dhe studentëve i respektojnë vlerat fetare nga religjionit tjetër

Maqedonia

Maqedoni, afër 72 për qind gjimnazistëve dhe studentëve i respektojnë vlerat fetare nga religjionit tjetër

Më: 13 maj 2019 Në ora: 22:18
Foto ilustruese

Pothuaj 72 për qind nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga Shkupi pajtohen se mirëqenia e një shoqërie varet nga ajo se sa jemi tolerantë mes vete, dhe sa i respektojmë vlerat fetare dhe pikëpamjet e personit nga religjioni tjetër, ndërsa nëntë për qind nuk pajtohen me këtë. Mbi 21 për qind kanë besim të vogël në kishat dhe bashkësitë fetare, 15,5 për qind kanë besim shumë të vogël, mbi 24 për qind shumë besim të madh, ndërsa 34,6 për qind besim të vogël, njofton Koha.mk

Këtë e kanë treguar rezultatet nga hulumtimi me të cilin janë përfshirë 1.202 të anketuar nga të gjitha bashkësitë fetare, të cilët iu janë përgjigjur pyetjeve të natyrës fetare, që sot në tribunën “Të rinjtë dhe religjioni” e ka prezantuar drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darijan Sotirovski.

Në pyetjen nëse pajtoheni se religjioni bën nga Ju njerëz më të mirë, 62,8 për qind janë përgjigjur se pajtohen, 14,2 për qind se nuk pajtohen, ndërsa 18 për qind se nuk dinë.

Nga të anketuarit, 48,3 për qind vlerësojnë se është pozitive që kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze të kenë media të tyre me program të adaptuar për të gjithë shikuesit. Për 16,7 për qind nga të anketuarit bashkësitë fetare aspak nuk bashkëpunojnë mes vete, 29,4 për qind shumë pak bashkëpunojnë, ndërsa 40,7 për qind vlerësojnë se ka bashkëpunim të caktuar.

Sipas 51,6 për qind prej të anketuarve, arsimi fetar duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor, ndërsa 38,4 për qind vlerësojnë se etika e religjioneve është modeli më adekuat për njohjen me religjionet, Për 43,3 për qind lënda “etika e religjioneve” duhet të jetë fakultative, ndërsa 31,2 për qind obligative. Mbi 53 për qind prej tyre pajtohen se bashkësitë fetare me veprimin e tyre ndikojnë ndaj moralit shoqëror në shtet.

Për 50,3 për qind nga të anketuarit, ndërtimi i objekteve të reja fetare shpesh është në funksion të shënimit etnik të territoreve, ndërsa 14,2 për qind nuk mendojnë ashtu. Për 48,8 për qind, deri diku respektohen të drejtat fetare dhe liritë në shtet, 14,4 për qind mendojnë se nuk respektohen, ndërsa 28,3 për qind se respektohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat