Pendarovski: Do t’i nënshkruaj menjëherë ligjet e refuzuara

Maqedonia

Pendarovski: Do t’i nënshkruaj menjëherë ligjet e refuzuara

Më: 13 maj 2019 Në ora: 22:55
Presidenti Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski ka përsëritur qëndrimin se do t’i nënshkruajë menjëherë ligjet e kthyera nga ish presidenti.

Nga kabineti i Pendarovskit për Alsat, nuk potencojnë se kur kjo do të ndodhë por thonë se do të bëhet në afat sa më të shkurtër.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të procedurave formale-juridike pas marrjes së funksionit, në afat sa më të shkurtër kohor, do t’i shqyrtojë dhe do t’i nënshkruajë dekretet e ligjeve të cilat presidenti i mëhershëm Ivanov ka refuzuar t’i nënshkruajë”, kanë thënë nga kabineti i Pendarovskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat