Dimitrov në Berlin në debatin “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit”

Maqedonia

Dimitrov në Berlin në debatin “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit”

Më: 14 maj 2019 Në ora: 09:59
Nikoll Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikoll Dimitrov sot në Bundestagun gjerman do të flasë në debatin “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit: arritjet, sfidat dhe perspektivat”, që e organizojnë grupet kuvendare të të gjelbërve dhe të seksionit të Unionit të Federalistëve Evropian, ku anëtarë janë deputetë nga katër parti politike, CDO-CSY, Social-demokratët, të gjelbërtit dhe liberalët.

Para debatit të sotëm në Bundestag, Dimitrov nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ ceku se deputetëve gjerman do t’u sqarojë një tregim të mirë evropian për vendin tonë.

Shefi i diplomacisë do të ketë takime me deputetë në Parlamentin gjerman ku do të prezantojë përparimin e Republikës së Maqedonisë së Maqedonisë dhe gatishmërisë së vendin për fillim të bisedimeve me Bashkimin Evropian.

Programi dyditor i vizitës përfshin edhe takime me bashkëbisedues relevantë të MPJ-së dhe përfaqësues tjerë qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat