Gjendja e rrugëve në Maqedoni, komunikacioni zhvillohet pa ndalesa

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni, komunikacioni zhvillohet pa ndalesa

Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:15
Komunikacioni

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër korsi të lagura.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM informon se autostrada Milladinovci – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, respektim të sinjaleve rrugore dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat